Rusi, procesi ndaj Pussy Riot
Tre këngëtaret nuk ndjehen mirë

Rusi, procesi ndaj Pussy Riot <br />Tre këngëtaret nuk ndjehen mirë
MOSKE - Në ditën e dytë të procesit ndaj tyre në Moskë, tre këngëtaret e grupit punk-rock Pussy Riot kanë pasur probleme shëndetësore dhe nuk janë ndjerë mirë ndërsa ndodheshin përpara trupit gjykues. Avokati i tre vajzave, që akuzohen për rrugaçëri dhe nxitje të urrejtjes fetare pasi regjistruan në Katedralen e Moskës videon e një kënge kundër Putin, tha se përfaqësues të gjykatës i kishin bërë të ditur se klientet e tij nuk ishin ndjerë mirë, pa shtuar detaje të tjera.

Përballë gjykatës janë shfaqur tre ambulanca. Por mjekët, pasi i vizituan këngëtaret, vendosën se ato ishin në gjendje që të vazhdonin të ndiqnin procesin në sallën e gjyqit.

Tre këngëtaret e Pussy Riot rrezikojnë deri në 7 vjet burg. Procesi ndaj tyre shihet si një test mbi tolerancën në Rusi ndaj lirisë së mendimit, ndonëse në realitet paraqet shumë më tepër sfumatura dhe hedh dritë mbi shpirtrat e ndryshme që dallojnë shoqërinë ruse dhe liderët e saj. Gjatë seancës së parë që zgjati për 10 orë rresht, tre vajzat - 22, 24 dhe 29 vjeç - kërkuan falje nëse kanë prekur ndjeshmërinë e besimtarëve, pasi fituan mbështetjen e hapur morale të rreth 100 artistëve rus, përveç asaj të emrave me famë botërore si Sting, Red Hot Chili Peppers, dhe organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International. Të gjithë shprehin shqetësim për fatin e tyre por aktivistët ortodoksë këmbëngulin se gjesti i Pussy Riot është i pafalshëm.

Gjatë ditëve të kaluara këngëtaret kanë akuzuar se janë torturuar në burg. “Nuk mund të marr pjesë në këtë proces, nuk kam mundur të fle dhe të ha dhe kjo është torturë”, tha të hënën njëra prej tyre.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0