MOSKE - Parlamenti i Rusisë miratoi ligji kontrovers që ndalon propagandën homoseksuale. Projektligji është pjesë e një seri masash konservatore sociale dhe pati mbështetje të plotë në parlament ku vetëm një deputet abstenoi nga votimi. Ky ligj do të ndalojë përhapjen e propagandës së "marrëdhënieve seksuale jotradicionale" mes të miturve dhe të do imponojë gjoba për shkelje të rënda. Ne kemi nevojë për të mbrojtur shoqërinë tonë tradicionale ruse. Martesa është e shenjtë në të gjitha fetë.
Situata jonë demografike nuk është e lehtë. Pra, çdo gjë që pengon zhvillimin e një familje normale natyrisht do të jetë e kufizuar në Federatën Ruse",-tha zëvendëskryetarja e Dumës, Elena Drapeko për gazetarët. Kritikët thonë se ligji do të ndalojë të gjitha të drejtat e homoseksualëve për mitingje dhe ata do të jenë të frikësuar pasi do të ndiqen penalisht nëse ata shprehin mbështetjen për homoseksualët. Teksa ligjvënësit miratuan ligjin kontrovers policia e Moskës arrestoi rreth 20 aktivistë të cilët kishin dalë në protestë jashtë ndërtesës së Dumës.
Vladimir Putin i cili ka mbështetjen e plotë të Kishës Orthodokse Ruse ka mohuar se Rusia diskriminon homoseksualët duke thënë se ai i kritikon ato pasi kanë ndikuar në ngadalësimin e rritjes së popullatës e cila ka rënë ndjeshëm që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Aktivistët thonë se dhuna kundër homoseksualëve është rritur ndjeshëm që kur Putin u kthye në Kremlin pas katër vjet si kryeministër dhe se ajo është duke u ushqyer nga ligji dhe aspekte të tjera të agjendës së tij konservatore.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com