Rusi, protesta anti-korrupsion, në
pranga sërish lideri opozitar Navalny

Rusi, protesta anti-korrupsion, në<br />pranga sërish lideri opozitar Navalny
Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, është arrestuar nga policia  në shtëpinë e tij pak minuta para se të merret pjesë në  një proteste  të organizuar prej tij e cila planifikohej të mbahej në Moskë. Lajmi u bë me dije në rrjetin social Twitter nga gruaja e tij Yuliya Navalny.

“Alexei është arrestuar në hyrje të shtëpisë sonë por planet nuk kanë ndryshuar ,” shkruan  Yuliya Navalny .

 Sikurse edhe më parë, lideri opozitar u ka bërë thirrje mbështetësve që të marrin pjesë në protestat anti korrupsion në shumë prej qyteteve të Rusisë.

Navalny pritej që të merrte pjesë në protestë në qendër të Moskës sot pasdite.

Më herët, atij i ishte dhënë leje që të merrte pjesë në protestë në Sakharova Avenue, por më pas e ndryshoi  vendin e zhvillimit të  protestëts  duke u zhvendosur në Tverskaya Street, afër Kremlinit.

Në të njëjtin vend mbështetësit e opozitarit të të Putin  në 26 mars organizuan një marshim paqësor , por u shndërrua në një protestë e cila u përmbyll me mijera persona të arrestuar mes të cilëve vetë Navalny dhe disa gazetarë.

Por po ditën e sotme të tjera arrestime dhe përplasje u shënuan gjatë disa manifestimeve të paautorizuara të organizuara nga mbështetës së Navalny. Me qindra protestues janë vene nen pranga.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor