Shtohen tensionet në Rusi. Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është arrestuar në Moskë ndërsa kishte organizuar një protestë për të kundërshtuar korrupsionin në vend.
Protestuesit u përpoqën të ndalonin policinë duke goditur automjetin ku po transferohej Navalny.
Ata thërrisnin “Fashistë lirojeni”, “Putin është hajdut”, “Rusia pa Putin”.
Në rrjetin social twitter Navalny shkroi që protesta të vijojë qetësisht edhe pa të.
Ndërsa opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Medvedev.
Në fakt ai kishte parashikuar protesta në shumë qytete madje sipas mediave ato ishin programuar në 99 qytete, por në 72 prej tyre autoritetet ndaluan zhvillimin e manifestimit.
Dhjetëra persona janë arrestuar në Sheshin Pushkin, ku ka pasur prani të madhe të policisë.
Raportohet se ka pasur edhe arrestime në tubimet e tjera në gjithë Rusinë.
[gallery]21597[/gallery]
Këto tubime po bëhen pasi grupi antikorrupsion i Navalny, më 2 mars e ka publikuar një raport, në të cilin akuzohet kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, se i ka përdorë organizatat humanitare dhe OJQ-të, për të mbledhur donacione nga pasanikët dhe bankat shtetërore, e këto fonde më pas i ka shfrytëzuar për blerjen e pasurive të shtrenjta.
Navalny njihet për fushatën e tij kundër korrupsionit i cili ka shtirë rrënjët tek zyrtarët në Kremlin.
Ai po ashtu u përjashtua nga gara presidenciale ku do të kishte rival Vladimir Putin.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO