Rusi/ Pushteti historik, cili është plani i parashikuar për të ardhmen politike të Putin?
Presidenti rus Vladimir Putin
Presidenti Vladimir Putin ka folur për herë të parë lidhur me trashëgimtarin e tij pasues politik. Duke e cilësuar si diskutim që sjell ‘destabilizim’ Putin shtoi se ende nuk kishte një ide të qartë lidhur me të ardhmen e tij politike.
I pyetur përmes një intervistë për mediat amerikane lideri rus refuzoi të jepte një përgjigjë konkrete lidhur me qëndrimin e tij në pushtet pas mandatit aktual, i dyti rradhazi presidencial.
"Situata duhet të jetë e sigurt dhe e qëndrueshme në mënyrë që strukturat e pushtetit dhe strukturat shtetërore të punojnë në mënyrë të sigurt dhe të shikojnë me qetësi drejt së ardhmes," shtoi Putin.
Ndërsa vuri në dukje se ai ligjërisht mund të kandidojë për president, Putin, i cili ka qenë në pushtet si president dhe si kryeministër për më shumë se dy dekada, tha se nuk kishte marrë ende ndonjë vendim.
"Unë preferoj të mos i përgjigjem këtyre pyetjeve," tha ai. "Ka shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme."
Autoritetet ruse vitin e kaluar miratuan ndryshimet kushtetuese që lejojnë Putinin të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036 dhe që atëherë kanë nisur një goditje historike kundër opozitës dhe mediave të pavarura.
Opozita ka kritikuar legjislacionin kushtetues, duke thënë se Putini planifikon të bëhet "president për jetën".
Por disa ekspertë politikë nuk përjashtojnë mundësinë që Putini mund të jetë duke u përgatitur të japë dorëheqjen në të ardhmen e afërt dhe të tregojë për shumëfishimin e shenjave të përleshjeve mes elitave.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
79%
-
Jo
11.5%
-
S'do votoj
9.5%
Vota total: 1068
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I arratisur nga drejtësia dhe Non Grata nga SHBA si Berisha, Dodik shfaqet në takim me Putinin në Moskë
1 Prill, 19:47
-
Presidenti Putin diskuton me të vetët armëpushimin në Ukrainë
1 Prill, 16:16
-
Putin njofton vizitën e presidentit kinez në Moskë më 9 maj
1 Prill, 16:00
-
Moska: Propozimet e SHBA-ve për armëpushim në Ukrainë janë 'të papranueshme' në formën aktuale
1 Prill, 15:48
-
Non Grata si Berisha/ Milorad Dodik arrin në Moskë edhe pse është në kërkim nga Bosnje-Hercegovina
31 Mars, 22:39
-
Negociatat për armëpushim në Ukrainë, Krisafi tregon arsyet pse Moska devijon vazhdimisht: SHBA s’ka gjë në dorë për ta detyruar
31 Mars, 20:49
-
Polonia nënshkruan kontratë 2 miliardë dollarë me SHBA për mbrojtjen ajrore
31 Mars, 20:27
-
Media: Zelensky ka dhënë udhëzime për të nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë këtë verë! Putin shpall rekrutimin më të madh ushtarak të 14 viteve të fundit
31 Mars, 16:17
-
Roli sekret i SHBA në luftën e Ukrainës kundër Rusisë
31 Mars, 16:00
-
Lufta në Ukrainë/ Presidenti finlandez: 20 prilli është kohë e mirë për një armëpushim të plotë dhe pa kushte
31 Mars, 11:31
-
Trump 'zbutet' me Putin: Nuk mendoj se s'do ta mbajë fjalën! Kërcënon Zelenskyn: Do të ketë probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla
31 Mars, 08:45
-
Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë
31 Mars, 08:26