Putin vendos zgjatjen e bllokimit deri më 31 dhjetor 2018, për Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, Kanadanë, Australinë, Norvegjinë, Ukrainën, Shqipërinë, Malin e Zi, Islandën dhe Lihtenshtajnin, të cilave nuk u lejohet të çojnë në Rusi asnjë produkt bujqësor apo lëndë të para për industrinë.
Ky dekret është miratuar në datën 4 korrik nga kryeministri Medvedev, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë zgjatjes së sanksioneve ruse kundrejt Shqipërisë, sanksione këto që prekin kryesisht eksportin e produkteve bujqësore.
Kjo është hera e dytë, që kreu i Kremlinit vendos zgjatjen e dekretit të tij të parë të vitit 2014, i cili ishte një kundërpërgjigje e menjëhershme për vendet, të cilat kundërshtuan Rusinë, në lidhje me aneksimin e Krimesë.
Vendim i kreut të Rusisë, vjen në një kohë kur SHBA-të, kanë parashikuar të tjera sanksione ndaj Rusisë, të cilat prekin kryesisht kompanitë që kontribuojnë me furnizime me pjesë këmbimi, shërbime ose teknologji “drejtpërdrejt” për ndërtimin ose mirëmbajtjen e gazsjellësve rusë.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com