Rusi, Putin: Inteligjenca ruse dhe
ajo e SHBA-së t’i ripërtërijnë lidhjet

Rusi, Putin: Inteligjenca ruse dhe<br />ajo e SHBA-së t’i ripërtërijnë lidhjet
RUSI-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se është e nevojshme që agjencitë e inteligjencës Ruse dhe ato amerikane duket të ripërtërijnë marrëdhëniet e tyre, me qëllim forcimin e luftës kundër terrorizmit.

Në interesin tonë reciprok është ripërtëritja e dialogut me agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera të NATO-s”, është shprehur Putin.

Gjithashtu presidenti rus ka shtuar se është shume e rëndësishme që në luftën kundër terrorizmit të gjitha qeveritë e përgjegjshme të bashkëpunojnë me njëra- tjetrën.

Momentalisht raportet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në pikën e tyre më të ulët që pas Luftës së Ftohtë dhe shumë lidhje mes dy shteteve janë ndërprerë.

Deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, është bërë në një takim me Shërbimin e Sigurisë Federale të Rusisë, ditën e djeshme në Moskë.  

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma