Vladimir Putin
MOSKË, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi sot presidencës ukrainase dhe rebelëve prorusë të angazhohen në një dialog konstruktiv dhe i kërkon Kievit t'i japë fund veprimeve ushtarake dhe të garantojë të drejtat e rusofonëve në lindjen separatiste.
"Duhet zhvilluar një dialog i thellë dhe konstruktiv", deklaroi Putini në televizion, duke shtuah se "është e rëndësishme që ky dialog mes palëve që përplasen në Ukrainë të mbështetet në planin e paqes ukrainas që Moska e përkrah".
Por Putini insistoi që Kievi të ndërpresë veprimet e tij ushtarake dhe të garantojë të drejtat e rusofonëve.
Ndërkohë që pak orë më parë presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, paraqiti para kombit planin e tij të paqes për lindjen separatiste duke përfshirë një dialog me rebelët prorusë që nuk kanë kryer as vrasje as tortura, që të arrihet integriteti i vendit./
/G.S/











