Rusi, Putin: Nuk kemi materiale
komprometuese ndaj Trump

Rusi, Putin: Nuk kemi materiale<br />komprometuese ndaj Trump
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se Rusia nuk ka asnjë material komprometues ndaj presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Putin i ka cilësuar si të rreme këto pretendime dhe është shprehur se gjatë vizitës së Trump në Rusi, gjatë vitit 2013, ai ishte vetëm në nga personat më të pasur të Amerikës dhe se Rusia nuk kishte asnjë arsye që shërbimet e inteligjencës ruse të spiunonin Trump.

A mendoni se shërbimet tona të inteligjencës ndjekin çdo milioner amerikan? Sigurisht që jo. Në momentin që Trump vizitoi Rusinë ishte thjeshtë një biznesmen dhe ne nuk kishim asnjë njohuri për ambiciet e tij politike”, është shprehur ai.

Ndërkohë  presidenti rus e ka cilësuar publikimin e këtij lajmi si një përpjekje për të vendosur në dyshim presidencën e Trump.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës