Presidenti i Rusisë, Vladimi Putin, nëpërmjet një bisede telefonike të zhvilluar me Bashar Al Assad, e ka përgëzuar atë për përfundimin e operacionit të çlirimit të Alepos.

Në një njoftim të Kremlinit, thuhej se presidenti rus kishte përgëzuar nëpërmjet një telefonate homologun e tij sirian për çlirimin e Alepos nga rebelët.

Ky sukses është bërë i mundur nga të gjithë ata që janë të angazhuar në luftën kundër terrorizmit”, është shprehur Putin i cili shtoi se: “Objektivi tani është që të përqendrohemi në çështje që lidhen me zgjidhje paqësore të konfliktit, kryesisht duke gjetur një marrëveshje të përgjithshme”.

Ndërkohë, Putin e cilëson marrjen e Alepos, si një hap shumë të rëndësishëm drejt arritjes së paqes në Siri.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com