MOSKE- Kryeministri rus, Vladimir Putin deklaroi sot përpara 11 000 delegatëve të partisë së tij ''Rusia e bashkuar'' se pranonte propozimin e tyre për të vënë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 4 marsit 2012, një zgjedhje pothuajse e garantuar për ta fituar.
"I jam mirënjohës presidentit Dmitri Anatoleviç Medvedev dhe kongresit të partisë 'Rusia e bashkuar' për të qenë kandidat për president i Rusisë'', deklaroi Putin.
''Natyrisht që këtë propozim e pres me mirënjohje'', shtoi ai.
Presidenti aktual, Dmitri Medvedjev do të ndërrojë rolet me Putinin dhe do të bëhet kryeministër i Rusisë. 59-vjeçari Putin e paralajmëroi në fjalën e tij botën e jashtme që të mos përzihet në zgjedhjet e ardhshme. Rusia është demokraci, tha ai.
/Shqiptarja.com