Rusi, Putin shpall kandidaturën
për mandatin e radhës

Rusi, Putin shpall kandidaturën<br />për mandatin e radhës<br>
Vladimir Putin ka deklaruar se do të kërkojë një mandat tjetër si president i Rusisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ai e bëri njoftimin gjatë një fjalimi të mbajtur përpara punëtorëve në një fabrikë makinash, në qytetin e Volgës. “Do të prezantoj kandidaturën time për president të Federatës Ruse”, deklaroi Putin.

Shefi i Kremlinit ka qenë në pushtet që prej vitit 2000, si president dhe si kryeministër. Nëse fiton edhe në zgjedhjet e marsit, ai do të drejtojë superfuqinë e tij deri në vitin 2024.

Edhe gazetarja ruse Ksenia Sobchak ka deklaruar se do të garojë në zgjedhje, por sondazhet sugjerojnë se Putin do të fitojë me lehtësi.

Ndërkohë, liderit të opozitës Aleksei Navalni i është ndaluar kandidimi për shkak se u shpall fajtor për përvetësim parash, një akuzë të cilën ai e ka cilësuar si të motivuar politikisht. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe