Rusi, Putin shprehet i gatshëm për
t'u takuar me Trump në Finlandë

Rusi, Putin shprehet i gatshëm për<br />t'u takuar me Trump në Finlandë
RUSI-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur gatishmërinë e tij për të zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë zhvillimit të samitit Arktik i cili do të mbahet në Finlandë.
 
Putin dhe presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, gjatë fjalës së tyre në forimin Arktik, i cili po zhvillohet në qytetin Arkhangelsk të Rusisë, janë shprehur se janë të hapur për mundësinë e një takimi me presidentin amerikan.
 
Niinisto ka deklaruar se vendi i tij do të ishte i nderuar nëse do të zgjidhej si vendi në të cilin do të zhvillohej takimi i parë mes presidentit rus dhe atij amerikan.
 
Ndërkohë edhe Sllovenia ka shprehur gadishmërinë që të mirëpres një takim mes Putinit dhe Trump.
 
Nga ana tjetër edhe pse presidenti rus Vladimir Putin, ka shprehur gadishmërinë për tu takuar me homologun e tij amerikan, ende nuk ka një reagim nga ana e Trump, i cili është shprehur më herët se dëshironte përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar