Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershëm të trupave ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.
Në deklaratë për mediat thuhet se trupat në rajonet e Rostov, Belgorod dhe Briansk duhet të kthehen në bazat e tyre.
Tërheqja e rreth 40.000 trupave nga kufiri me Ukrainën mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në këtë shtet.
Vendosja e forcave ruse në kufirin me Ukrainën ka rritur ndjeshëm tensionet diplomatike në rajon javët e fundit.
"Në lidhje me përfundimin e fazës së planifikuar të stërvitjes ushtarake të pranverës në rajonet e Rostov, Belgorod dhe Briansk, Putin urdhëroi ministrin e Mbrojtjes për të tërhequr trupat që morën pjesë në stërvitje,"- kjo është deklarata e Kremlinit për mediat ruse.
Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit u rrit pas përmbysjes së Presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç në muajin shkurt, pas disa muajsh protesta.
Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë shkaktoi një krizë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ndërkohë, në Ukrainë ka përleshje mes të forcave qeveritare dhe militantëve pro-rusë separatiste në lindje të vendit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com