Rusia ka reaguar duke thënë se e konsideron kërcënim të sigurisë së saj kombëtare vendosjen e 3 mijë trupave Amerika ne Poloni.
Zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, është shprehur për BBC se vendosja e këtyre trupave kërcënon interesat e Rusisë dhe sigurinë e saj.
“Është vendi i tretë që rrit prezencën ushtarake në kufijtë rus dhe nuk është as një vend evropian”, është shprehur ai.
Ndërkohë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Alexei Mechkov, e ka quajtur vendosjen e këtyre trupave “një faktor destabilizimi për Evropën”.
Trupat ushtarake të Amerikës janë pjesë e përgjigjes së presidentit Obama për të siguruar mbështetje për aleatët e NATO-s të cilët janë të shqetësuar për një Rusi më agresive.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com