Rusi, rikthehet Vladimir Putin
Bën betimin si president i ri

Rusi, rikthehet Vladimir Putin<br />Bën betimin si president i ri
MOSKË – Vladimir Putin rikthehet edhe një herë në krye të shtetit rus. Pas garës presidenciale ku siguroi fitoren, Putin ka bërë sot betimin si presidenti i ri i Republikës së Rusisë. Në një ceremoni madhoshtore në Pallatin e florinjtë të Kreminit, Putin ka marrë zyrtarisht detyrën e re.
Mbi 3 mijë të ftuar kanë marrë pjesë në ceremoninë madhështore, ku ish presidenti Medvedev i ka dorëzuar detyrën pasardhësit, Vladimir Putin, i cili në 4 vitet e fundit ka mbajtur postin e kryeministrit të vendit.

“Presidenca e Medvedev siguroi vazhdimësinë për zhvillimin e vendit tonë.
Duhet të adresojmë detyra të reja pëer fazën ku po hyjmë. Duhet ta kuptojmë se e ardhmja e kombit tonë varet sot nga ne. Duhet të jemi të suksesshëm për të qenë një komb i fortë, ku kryesorja është forcimi i demokracisë”, tha presidenti i ri rus.

Gjatë fjalimit përpara të pranishmëve, mes të cilëve edhe ish presidenti rus Mihail Gorbaçov, kryetari i shtetit rus nënvozi disa herë se kombi i vendit të tij është multietnik.

“Të gjithë duhet të punojmë bashkë për ta bërë vendin tonë të ketë prosperitet. Kombi ynë multietnik, ndaj do të jetojmë për dashurinë për mëmëdheun, për fëmijët dhe prindërit tanë. Unë besoj se vlerat tona të përbashkëta do na cojnë në arritje të reja”, deklaroi Putin.

Në përfundim të fjalës së tij, Putin ka përshkuar hollin gjigand të Pallatit të Kremlinit e më pas është përcejllë me 31 të shtëna topash nga ushtria ruse.

(aq/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023