Rusi, rrëzohet në “Detin e Zi”
avioni me 93 persona në bord

Rusi, rrëzohet në “Detin e Zi”<br />avioni me 93 persona në bord
RUSI-Një avion ushtarak rus me 93 persona në bord është rrëzuar në Detin e Zi.

Autoritetet ruse njoftuan gjithashtu se kanë mundur të gjejnë pjesë të avionit në Detin e Zi ndersa operacionet e shpëtimit po vijojnë kërkimet.

Mësohet se avioni “Tupolev 154” po transportonte ushtarakë, anëtarë të orkestrës së famshme ushtarake “Aleksandrov” dhe reporterë.

Në bordin e tij gjendeshin 83 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi dhe9 reporterë.Ata do të performonin me rastin e festave të fundvitit për të gjithë trupat ruse të cilat ndodhen në Siri.

Avioni po fluturonte drejt qytetit sirian të Latakias. Ai ishte nisur fillimisht nga Moska, por u ul në Soçi për t’u furnizuar me karburant.

Autoritetet ruse thanë se pjesë të avionit “TU154” u gjetën rreth 1.5 km larg bregut të Soçit, në thellësi 70 metra. Deri tani nuk është gjetur asnjë i mbijetuar.

Mes 92 të humburve, krahas gazetarëve është përgjegjësi i departamentit të kulturës në Ministrinë e Mbrojtjes, 8 ushtarakë dhe 2 funksionarë civilë.

Mediat raportojnë se mes gazetarëve është edhe Elizaveta Glinka, e njohur në Rusi si “Doktoresha Liza” e cila drejton edhe një shoqëri bamirësie

Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit ushtarak, ndërsa pistat kryesore janë gabimi njerëzor ose teknik, pasi vetë zyrtarët rus përjashtuan hipotezën e një sulmi terrorist.

Ndërkohë presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar ngritjen e një komisioni special i cili do të hetojë shkaqet e rënies së avionit si dhe ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave. 

Kujtojmë se Rusia është e përfshirë në konfliktin sirian ku mbështet regjimin e presidentit Assad.

[gallery]20284[/gallery]



  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni