Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar rritjen e masave të sigurisë brenda dhe jashtë territorit të shtetit Rus.

Njoftimi për rritjen e masave të sigurisë ka ardhur pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi.

Mësohet se Putin i ka kërkuar gjithashtu agjentëve  të inteligjencës që të bashkëpunojnë nëpërmjet kanaleve të partneritetit dhe të forcojnë lidhjet e tyre me agjencitë e inteligjencës së shteteve të tjera.

Ndërkohë në të gjithë Evropën janë marrë masa shtesë për të garantuar sigurinë në publik gjatë festave të fundvitit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com