Rusi, Rubla regjistron rritje përballë euros dhe dollarit

/ATSH-AFP/ - Rubla u vlerësua sot në rritje me hapjen e tregjeve financiare në Moskë duke vijuar rritjen pas rënies historike në fillim të javës së kaluar.

Rreth orës 07:15 GMT, një euro u këmbye me 69,20 rubla kundër 72,46 rubla të premten në mbrëmje dhe një dollar 56,28 rubla kundër 58,55.

Në rënie gjithmonë e më shumë të theksuar këto muajt e fundit për shkak të sanskioneve perëndimore dhe rënies së çmimit të naftës, monedha ruse pësoi javën e kaluar një rënie rekord duke arritur të martën 100 rubla për një euro dhe 80 rubla për një dollarë.

Ajo u përmirësua kur banka qendrore dhe më pas qeveria njoftuan masa për ta mbështetur dhe kryesisht duke reaguar në lidhje me çmimin e naftës, burimi kryesor i të ardhurave të shtetit.

Çmimi i naftës mbetet i ulët me 40 për qind në raport me çmimin në fillim të vitit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan