Rusia do të pranojë pilote femrat të cilat do të trajnohen për të qenë pilote luftarake.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se vendimi për pranimin e femrave edhi pasi ushtria kishte marrë me qindra letra interesimi.

Grupi i parë  që do ta fillojë trajnimin në tetor, do të përbëhet nga 15 femra.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, femrat pilote ruse, ishin të njohura me nofkën “Skifterët e Stalinit”, ndërsa trupat gjermane i quanin ato “Shtrigat e natës”.

Kjo gjeneratë e re pilotësh do të trajnohet në qendrën ushtarake të shkollës së aviacionit, në Krasnodar, në jug të vendit.

Agjencia e lajmeve Tass deklaroi se akademia ka pranuar femra që prej vitit 2009, por jo  për trajnimin e piloteve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com