Rusia gjatë vitit 2016 ka eksportuar sasi të madhe të gazit drejt Evropës dhe Turqisë, të cilën kompania  “Gazprom” e ka cilësuar si një sasi rekord.

Sipas deklaratës të “Gazprom”, eksportimi i gazit ka arritur shifrën e 179,3 miliardë metra kub gjatë vitit 2016 duke shënuar kështu një rritje prej 12,5% nga sasia e gazit e eksportuar gjatë vitit 2015.
 
Sipas ekspertëve eksportimi i kësaj sasi të madhe gazi ka ardhur si pasojë e uljes së temperaturave gjatë muajve të fundit të vitit 2016, por gjithashtu edhe me uljen e prodhimit të gazit në Evropë.
 
Gjatë vitit 2016 Bashkimi Evropian kishte vendosur të rriste sasinë e prodhimit të gazit dhe të ulte sasinë e importimit të tij nga Rusia, si një masë e uljes së varësisë ndaj hidrokarbureve ruse.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com