RUSI – Senati heq autorizimin për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë

MOSKË, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Dhoma e lartë e Parlamentit rus pranoi sot heqjen, me kërkesë të presidentit Vladimir Putin, e autorizimit të votuar në muajin mars për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.
Vetëm një senator ka votuar kundër, ndërkohë që 153 të tjerë kanë miratuar vendimin e presidentit, për të cilin Kremlini theksoi dje se ky vendim parashikon të ndihmojë në normalizimin e situatës në Ukrainë. Ky votim bëhet menjëherë efektiv.
Presidenti rus, Vladimir Putin i kërkoi dje Këshillit të Federatës (dhoma e lartë e Parlamentit) heqjen e autorizimit për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, që ishte vendosur më 1 mars. Ai kërkoi gjithashtu zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm që do të përfundojë të premten./ /ec/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime