Rusi, shpërthim në metron e
Shën Petërburg, 14 të vdekur/VD

Rusi, shpërthim në metron e<br />Shën Petërburg, 14 të vdekur/VD
Rikthehet frika e sulmeve terroriste ne Rusi.

Një shpërthim ka tronditur metron e Shën Petërburgut në Rusi ku të paktën 14 persona kanë humbur jetën ndërsa 47 të tjerë janë plagosur mes tyre edhe fëmijë.

Shpërthimi ka ndodhur në një vagon të trenit mes stacionit Sennaya Ploschad dhe Univeristetit Teknologichesky Institute

Të paktën njëra nga pajisjet shpërthyese ka pasur edhe agjentë shkatërrues, ndërkohë që 7 stacione të tjera të “linjës janë mbyllur përkohësisht ndërsa pasagjerët janë evakuar. Mediat raportojnë se bomba përmbante tritol dhe predha.

Ndërkohë pak minuta më vonë një  tjetër bombë e pashpërthyer u gjend në nje tjeter stacion ne ate te Ploshchad Vossyania.

Hyrja dhe dalja në stacionet e Institutit Teknologjik dhe sheshit “Sennaya Ploshchad” u mbyllën, ndërsa trenat  u detyruan të largohen pa ndaluar.

Pamjet e para tregonin njerëz të cilët qëndrojnë të shtrirë për t'i shpëtuar cdo lloj shpërthimi tjetër apo tymit mbuloi metron .

Mediat raportojnë se edhe presidenti Putin është i pranishëm në Shën Petërburg ku do të takohej me presidentin bjellorus. Autoritetet u bën thirrje qytetarëve dhe turistëve që të jenë të kujdesshëm ndërsa qyteti është i blinduar nga forca të shumta të sigurisë

Putin: Nuk përjashtojmë sulmin terrorist

Në reagimin e tij të parë shefi i Kremlinit u shpreh se kanë nisur hetimet dhe po merren parasysh të gjithë mundësitë edhe sulmi terrorist.

Vitet e fundit Rusia ka qënë objekiv i sulmeve  sidomos mga militantët cëcenë, ndërsa në vitin 2010 rreth 38 persona humbën jetën kur dy kamikaze gra  hodhën veten në erë në një metro të Moskës.

Ndërsa shpërthimet e sotme i ngjasojnë sulmeve të Brukselit një vit më parë, ku atentatet terroriste prekën metron e Maelbek dhe aeroportin Zaventem ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën 170 të tjera ndërsa shteti islamik mori përsipër sulmin.

Mogherini: Jemi me popullin rus
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka reaguar ndaj sulmit që ndodhi para disa ore në metronë e Shën Petersburgut të Rusisë.

Në profilin e saj në Twitter, Mogherini në dedikimin e saj ka thënë se është duke përcjellur të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me ngjarjen e fundit, duke shtuar se qëndron pranë popullit rus në këto raste.
 

[gallery]21687[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane