Një shpërthim ndodhi në Qendrën Shtetërore të Kërkimit të Virologjisë dhe Bioteknologjisë, që ndodhet në Koltsovo, në rajonin e Novosibirsk, e njohur si ‘shtëpia’ e mostrave të viruseve vdekjeprurëse si Antrax, Ebola dhe Smallpox.
Incidenti, i cili bëri që popullata të zhytej në frikë pas shpërthimit bërthamor të gushtit, ndodhi në katin e pestë të ndërtesës ku, sipas autoriteteve, nuk ka substanca të rrezikshme të pranishme…
"Zjarri u izolua menjëherë dhe nuk ka asnjë kërcënim për popullatën," tha shërbimi për shtyp i Departamentit të Emergjencave.
Sipas një burimi të Interfax, ajo që kishte shkaktuar shpërthimin ishte një “bombul gazi gjatë punës për riparimin e një dhome në një prej ndërtesave laboratorike".
Qendra vektoriale, e themeluar në vitin 1974, ishte një institut jashtë kufijve në kohën sovjetike dhe drejtoi zhvillimin e vaksinave, si dhe hulumtimet për mbrojtje nga armët biologjike.