Rusi - Ish-kontraktori i zbulimit amerikan Edward Snowden është takuar në aeroportin e Sheremetyevo-s në Moskë me një grup avokatësh dhe avktivistë e të drejtave të njeriut për të denoncuar një fushatë persekutimi që sipas tij administrata amerikane ka marrë ndaj tij.

Biseda mes tyre ka zgjatur 30 minuta jashtë zonës së tranzitit në aeroportin e Moskës. Wikileaks, përmes rrjetit social Twitter ka bërë të ditur se do të lëshjoë një deklaratë zyrtare më vonë. Një nga përfaqësuesit e organizatave e të drejtave të njeriut përfshirë Amnesty International tha se Snoëden është shprehur se do qëndrojë në Rusi deri sa të bëhet e mundur largimi i tij drejt Amerikës Latine. 

Tanya Lokshina, e Human Rights Watch, shpjegoi më tej se Snowden kishte ngritur shqetësimin se autoritet amerikane janë fajtore që po i mohojnë të drejtën për të të pranuar ofertat nga disa shtete për azil politik. 

Atij i është ndaluar të udhëtojë jashtë Rusisë drejt vendeve të Europës dhe Amerikës së Veriut. 30 - vjeçari, ndodhet në arrati në një zonë tranziti në aeroportin e Moskës që prej 23 qershorit. 

Spiuni që furnizoi gazetat e huaja me sekretet e intelligjencës amerikane ka dërguar kërkesa për azil politik në të paktën 21 vende, shumica e të cilave kanë hedhur poshtë kërkesën e tij.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)