RUSI- Si pasojë e temperaturave të ulëta deri në -50 gradë, shtëpitë në rajonin Sementnozavodsky të Rusisës, janë “veshur” nga akulli, duke bërë që qytetarët të braktisin banesat.

Çdo gjë është zbardhur! Ngrica ka mbuluar dyshemen, mobiljet, dritaret dhe çdo gjë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, që prej vitit 2013 migrimi është një fenomen shumë i theksuar, në rajonin Sementnozavodsky, gjë që ka sjelle shkretimin e disa qyteteve dhe rritjen e papunësisë.