RUSI – Ushtria ruse shkatërron 1 623 objektiva në një muaj të ndërhyrjes në Siri


MOSKË, 30 tetor /ATSH-AFP/ - Ushtria ruse njoftoi sot se kishte shkatërruar 1 623 objektiva terroriste në Siri që prej fillimit të ndërhyrjes ushtarake një muaj më parë.
"Gjatë muajit të kaluar, avionët rusë kanë kryer 1 391 dalje dhe kanë shkatërruar 1 623 objektiva terroriste, 51 prej të cilëve kampe trajnimi dhe 131 depo municionesh", njoftoi shefi i operacionit ushtarak në Siri, gjenerali Andrei Kartapolov, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
"Është ende herët për të folur për një fitore ndaj organizatës së Shtetit Islamik", shtoi gjenerali.
Pavarësisht humbjeve të rënda dhe shkatërrimeve të konsiderueshme, Shteti Islamik vazhdon të mbajë pozicionet e tij në vende të shumta, duke organizuar që prej disa vitesh një rrjet të gjerë tunelesh dhe strehimesh nëntokësore./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan