Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij do të ndërtojë armë me fuqi të pakrahasueshme me asnjë vend të botës.
Putin ka folur pas një vendimi të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga traktati prej disa dekadash i armëve bërthamore.
Gjatë një takimi me zyrtarët e lartë ushtarakë dhe të zbatimit të ligjit të enjten ai u shpreh se:
Rusia nuk kërcënon askënd dhe ka respektuar rreptësishtë detyrimet e saj në sferën e sigurisë ndërkombëtare dhe kontrollit të armëve.
Vladimir Putin
Armët aktuale të Rusisë do të modernizohen për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve të mundshme, është shprehur Putin.
Mirëpo Putini ka folur në të njëjtën ditë kur 55,000 trupa të NATO-s në Norvegji filluan manovrat më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë.
Veçse rritja ushtarake e Rusisë në kufirin e saj evropian ka qenë prej kohësh një burim tensionesh për vendet fqinje, të cilat janë të kujdesshme ndaj inkursioneve ruse si ato në Ukrainë dhe Gjeorgji.