Projektligji u pa si hakmarrje për televizionin kombëtar rus RT, transmetuesin e mbështetur nga Kremlini, i cili u tha të regjistrohej si agjent i huaj në SHBA.
Të paktën nëntë transmetues të financuar nga SHBA, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë dhe Radio Liberty, mund të goditen.
RT akuzohet se është pjesë e ndërhyrjes së supozuar të Rusisë në zgjedhjet e SHBA por transmetuesi e ka mohuar këtë akuzë.
Ligji i ri rus ndikon në mediat e huaja të regjistruara, të cilat marrin fonde nga jashtë Rusisë.
Ato tani u nënshtrohen kërkesave shtesë dhe mos përmbushja e tyre mund të rezultojë në pezullimin e aktiviteteve të tyre.
Nëse u kërkohet të regjistrohen, ata do të duhet të thonë në transmetimet e tyre dhe në faqet e tyre se ata janë agjentë të huaj.
Një ligj i ngjashëm tashmë ekziston për bamirësitë dhe grupet e tjera të shoqërisë civile.
Ministria e Drejtësisë e Rusisë tani mund të vendosë se cilat degë i zbatojnë hapat dhe në çfarë rrethanash.
RT tha javën e kaluar se ishte regjistruar si një agjent i huaj në SHBA pas një kërkese nga Departamenti i Drejtësisë.
Masa do të kërkonte që RT të etiketojë çdo gjë që prodhon, duke e bërë të qartë se raportet e tij shpërndahen në emër të shtetit rus. Transmetuesi tha se do të sfidonte kërkesën në gjykatë.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com










