Teksa sot është dita e fundit për të votuar një paketë ndryshimesh kushtetuese, qytetarët rusë duket se i kanë hapur rrugë presidentit aktual Vladimir Putin që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036
Rezultatet e pjesshme të votimit kombëtar, të shpallura pesë orë para mbylljes së qendrave të votimit, tregojnë se Putin, i cili qeveris Rusinë prej më shumë se dy dekadash si president apo dhe kryeministër, do të fitojë të drejtën për të kandiduar edhe për dy mandate të tjera, gjë që do të thotë se ai mund të mbetet president edhe për 16 vjet.
Në muajin mars, Duma, dhoma e ulët e Parlamentit në Rusi, miratoi një ndryshim kushtetues që eliminon numrin e mandateve presidenciale të udhëheqësit që po largohet, duke i lejuar atij të ri-aplikojë për një mandat të katërt dhe të pestë radhazi si president.
Udhëheqësi rus shfrytëzoi autoritetin e tij për të ndryshuar kushtetutën e tanishme ruse duke hequr kufirin e mandateve presidenciale.
Për javë të tëra, ligjvënësit diskutuan amendamentet e kushtetutës, të cilat Presidenti Valdimir Putin tha se duhet t’i japin më shumë fuqi parlamentit.
Analistët thonë se prapa lëvizjeve të zotit Putin qëndron elita e Rusisë që nuk është e gatshme të ndahet nga epoka e tij, por edhe nga përfitimet që erdhën me të.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt, 21:32
-
'Zelensky duhet rrahur me thupër', ministri i Jashtëm rus: Biden gaboi, Trump na kupton më mirë
18 Shkurt, 21:22
-
Takimi Rubio-Lavrov në Riad/ Meçollari në ‘Frontline’: Rusia doli nga izolimi ndërkombëtar! Plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës
18 Shkurt, 20:01
-
Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?
18 Shkurt, 18:59
-
Kush ishte në tryezën e bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite?
18 Shkurt, 18:20
-
Zelensky shtyn vizitën në Arabinë Saudite pas përjashtimit të Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi
18 Shkurt, 17:43
-
BE-ja i kërkon Serbisë të mos i forcojë lidhjet me Rusinë
18 Shkurt, 15:26
-
DASH pas takimit në Riad: SHBA dhe Rusia u pajtuan për të punuar drejt paqes në Ukrainë! Edhe Europa duhet të ulet në tryezë
18 Shkurt, 07:22
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite
17 Shkurt, 17:14
-
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio mbërrin në Arabi, nis takimet për negociatat e paqes në Ukrainë! Pritet të diskutohet armëpushimi brenda Pashkëve
17 Shkurt, 16:01
-
Starmer: I gatshëm të vendos trupa në terren në Ukrainë për të mbrojtur paqen
17 Shkurt, 09:00