Rusi, zbulohet shkaku i rrëzimit të
avionit ushtarak në Detin e Zi

Rusi, zbulohet shkaku i rrëzimit të<br />avionit ushtarak në Detin e Zi
Pas analizimit të të dhënave të kutisë së zezë të rikuperuar gjatë ditës së djeshme në ujërat e Detit të Zi, ekspertët janë shprehur se shkaku i rrëzimit të avionit ishte një keqfunksionim i një pjese në krahët e avionit që ndihmonte në ngritjen e tij.

Sipas medieve ruse, keqfunksionimi i kësaj pjese në krahët e avionit ka bërë që avioni të udhëtonte në një ‘kënd kritik’.

Avioni Tu-154 , i cili kishte në bordin e tij 92 pasagjerë u rrëzua në ujërat e Detit të Zi.

Pjesë  e pasagjerëve të avionit i cili ishte drejtuar në bazën ushtarake ruse në Siri, ishin edhe 64 pjesëtarët e ansamblit Aleksandrov, të cilët do të jepnin në koncert në bazën ushtarake për Krishtlindje.

Redaksa Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota