RUSI - Vullkani i cili ndodhet në rajonin Kamchatka në pjesën lindore të Rusisë ka nisur të jetë aktiv duke krijuar re të mëdha tymi deri në tre kilometra duke derdhur edhe llavë të nxehtë. Hera e fundit e aktivizimit të tij ka qenë para 40 vjetësh. Deri tani autoritetet ruse nuk kanë raportuar viktima apo dëme të mëtejshme materiale për zonat përreth.
Shpërthimi i një vullkani që mund të quhet një fatkeqësi natyrore në rastin konkret, Vullkani Plosky Tolbachik është kthyer në një objekt shumë atraktiv për turistët ku disa prej tyre nuk kanë nguruar të bëjnë fotografi dhe të filmojnë pamjet magjepsëse të tij.
Disa grupe turistike kanë organizuar udhëtime për ata guximtarë që dëshirojnë të shikojnë nga afër pamjet mahnitëse të llavës që për çuditërisht derdhja e saj po ndodh nga anët e tij dhe jo nga gryka e vullkanit.
Njëri prej tyre u shpreh se nuk ishte i penduar pavarësisht sasisë së madhe të tymit që kishte thithur duke qëndruar aq pranë.
Për personat që jetojnë në zonat në afërsi të vullkanit bileta e udhëtimit kushton 20.000 rubla rreth 650 dollarë për person, ndërsa për turistët që vijnë nga Moska cmimi është një mijë dollarë.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com