Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në  tregun e materialeve  të ndërtimit në rajonin e Moskës.

Ministria e Emergjencave ruse raporton se si pasojë e zjarrit janë evakuuar rreth 3000 njerëz, pasi flakët dhe materialet e djegura mund të shkaktonin pasoja të mëdha në jëtën e këtij komunitetit, transmeton agjencia e lajmeve Ruptly.

Nga të dhënat e para  raportohet se një person është lënduar  dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa forcat e zjarrfikëseve janë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shuajnë flakët.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se dëgjuam një shpërthim të madh, ndërsa jashtë tregut kishin parë disa  makina që po shpërthenin nga zjarri i rënë.