Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko deklaroi se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi Kievi është tërhequr nga procesi i negociatave.
"Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave, negociatat nuk janë duke u zhvilluar në asnjë formë", tha Rudenko para gazetarëve në Nizhny Novgorod.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Duma ruse nesër mund të ndalojë shkëmbimin e pengjeve të luftës: Ata janë kriminelë nazistë! Ukraina: Pezullohen negociatat me Rusinë











