Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka deklaruar me anë të një postimi në Twitter se Rusia ka bërë emetimin e saj më të madh të borxhit njëditor në histori, duke mbledhur ekuivalentin e 13.6 miliardë eurove, raporton news.sky.
Ministria e Mbrojtjes gjithashtu shpjegoi se kjo është e rëndësishme për Rusinë pasi emetimi i borxhit është një “mekanizëm kyç për të mbështetur shpenzimet e mbrojtjes”.
Emetimi i borxhit është një qasje e përdorur si nga qeveritë ashtu edhe nga kompanitë për të mbledhur fonde duke i shitur obligacione investitorëve të jashtëm, ku në këmbim, investitorët fitojnë interes periodik mbi shumën e investuar.
Kjo është rritur ndjeshëm që nga pushtimi i Ukrainës, tha ai, duke shtuar se Moska do të shpenzojë 40 për qind më shumë në buxhetin e deklaruar të “mbrojtjes kombëtare” vitin e ardhshëm.
“Lëshimi i borxhit është i shtrenjtë gjatë periudhave të pasigurisë. Madhësia e këtij ankandi ka shumë të ngjarë të tregojë se Ministria Ruse e Financave i percepton kushtet aktuale si relativisht të favorshme, por po parashikon një mjedis fiskal gjithnjë e më të pasigurt gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në shkrimin e Ministrisë Britanike.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sunak vizitë surprizë në Kiev, ndihmë 60 mln dollarë ndihmë! Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve










