Autoritetet ruse bllokuan të hënën një faqe elektronike të kritikut të burgosur të Kremlinit Aleksei Navalny që udhëzonte përkrahësit se si të skualifikonin kandidatët nga partia në pushtet në zgjedhjet parlamentare më vonë këtë muaj.
Në një deklaratë për AFP- në, vëzhguesi shtetëror i komunikacioneve Roskomnadzor tha se qasja në faqen elektronike votesmart.appspot.com ishte bllokuar në Rusi "sepse po përdoret për të vazhduar punën... e një organizate ekstremiste."
Zgjedhjet parlamentare janë planifikuar të zhvillohen më 17-19 shtator, me pothuajse të gjithë kritikët e zëshëm të Kremlinit, përfshirë aleatët e Navalny-t që janë të ndaluar të kandidojnë.
Këtë vit, organizatat e Navalny-t, 45 vjeç u shpallën "ekstremiste" dhe të ndaluara, ndërsa ndihmësit e tij kryesorë janë larguar nga vendi.
Pasi i mbijetoi një helmimi me agjentin nervor Noviçok verën e kaluar, Navalny u burgos në shkurt në atë që mbështetësit e tij thonë se ishte ndëshkim ndaj sfidës së tij për mbajtjen në pushtet të presidentit Vladimir Putin prej dy dekadash.
Rregullatori i mediave, Roskomnadzor më parë ndaloi aksesin në dhjetra faqe elektronike të lidhura me Navalny-n, duke përfshirë faqen e tij kryesore navalny.com.
Javën e kaluar rregullatori i mediave gjithashtu i kërkoi kompanive Google dhe Apple që të heqin një aplikacion të dedikuar për fushatën e Navalny-t "Votimi i zgjuar" nga bankat e tyre të aplikacioneve, por kompanitë ende nuk kanë reaguar.
Taktika e "Votimit të Zgjuar" ka bërë që partia gjithnjë e më jopopullore Rusia e Bashkuar, që aktualisht ka më pak se 30 për qind të votave, të humbasë një numër vendesh në zgjedhjet e fundit të pushtetit vendor./VOA
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42