Rusia dënohet për mungesë hetimi
për vdekjen e civilëve në Grozni

Rusia dënohet për mungesë hetimi<br />për vdekjen e civilëve në Grozni<br>
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dënoi dje Rusinë pasi nuk ka bërë mjaftueshëm në hetimin për vdekjen e 21 civilëve më 5 shkurt 2000 në Grozni.

CEDH gjykoi se autoritetet nuk kanë kryer një hetim efektiv në lidhje me vdekjen e personave të afërt të palës paditëse dhe dënoi Rusinë me derdhjen e një dëmshpërblimi prej 15.000 euro për secilin.

“Sipas palës paditëse, njëzet e një civilët u vranë më 5 shkurt 2000 gjatë një operacioni të kyer veçanërisht nga agjentët e shtetit”, saktësoi Gjykata. Hetimi nisi një muaj më vonë nga ana e prokurorisë së Groznit, por procedura, u pezullua dhe ka rinisur disa herë dhe aktualisht është ende në vijim.

Në një raport të publikuar disa javë pas fakteve, Human Rights Watch konfirmoi se forcat ruse kishin masakruar 62 civilë më 5 shkurt 2000, dhe se ushtria më pas është përpjekur të fshehë krimet./ ATA.gov.al

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?