Rusia dënon ndryshimin e politikës
ndaj Kubës nga Trump

Rusia dënon ndryshimin e politikës<br />ndaj Kubës nga Trump
Ministria ruse e Punëve të Jashtme deklaroi sot se shprehte keqardhje për ndryshimin e qëndrimit në politikën ndaj Kubës nga president i ri amerikan, Donald Trump një reminishencë sipas tij e retorikës së Luftës së Ftohtë.

“Linja e re drejt Kubës njoftuar nga presidenti Trump na kujton retorikën tashmë të harruar të epokës së Luftës së Ftohtë”, deklaroi ministria në një komunikatë në faqen e saj në internet.

Donald Trump theksoi të premten se do të rishikojë marrëveshjen e arritur nga paraardhësi i tij Barack Obama që parashikonte vendosjen e lidhjes mes Kubës dhe SHBA-së duke premtuar në vend të saj një mbështetje për kubanezët që kundërshtojnë qeverinë e Raul Castros.

Moska theksoi se ndryshimi politik i Trump tregon se fjalimi anti-kuban është shumë i pranishëm. Kjo mund të ngjallë keqardhje.

Për ministrinë, lehtësim i sanksioneve miratuar nën drejtimin e Barack Obames ishte një vendim politik i menduar mirë ku nuk kishte pasur humbës përveç opozitarëve të Castros.

Ndërkohë Rusia rikonfirmoi solidaritetin e palëkundur me Kubën.

Presidenti, Raul Castro zhvilloi një vizitë në Rusi në vitin 2015. Ndërsa një vit më parë presidenti rus,Vladimir Putin zhvilloi një vizitë në ishull gjatë një turneu në Amerikën Latine ku u takua edhe me presidentin Raul Castro dhe shefin revolucionar Fidel Castro, i cili vdiq vitin e kaluar.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset