Rusia e shqetësuar për ambasadat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë

Rusia e shqetësuar për ambasadat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë

Rusia thotë se është shqetësuar nga marrëveshja e nënshkuar nga Shqipëria dhe Kosova për bashkimin e misioneve diplomatike. Në një deklaratë të publikuar të hënën, Ministria e Jashtme e Rusisë thekson se këto “hapa provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e ‘Shqipërisë së Madhe’, shkaktojnë shqetësim serioz.”

“Ne dëshirojmë të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar në të vërtetë mendimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ që është e dëmshme për rajonin”, thuhet në deklaratën e Moskës, e cituar nga agjencia ‘TASS’.

Nuk është hera e parë që Moska reagon kundër bashkëpunimeve dhe marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke mbajtur qëndrime të njëjta me Serbinë.

Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës.

Në marrëveshjen e firmosur më 2 korrik sqarohet se Republika e Shqipërisë merr detyrime konkrete në prezantim, mbrojtje dhe afirmim të qëndrimeve politike të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet ku pjesëmarrja e kësaj të fundit është e pamundur për shkaqe objektive. Për më shumë, Shqipëria do të ndërmarrë një fushatë të veçantë në funksion të forcimit të shtetësisë së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Nga pikëpamja diplomatike, marrëveshja inicion ngritjen e “Fondit të Përbashkët për Menaxhimin, Ngritjen dhe Zhvillimin e Ambasadave, Misioneve dhe Konsullatave” me qëllim krijimin e hapësirave për përdorim të përbashkët nga dy vendet. /Tch

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 09/07/2019 03:21

    Kujtojini ruseve nendetesen 105

    Përgjigju
  • Visho Ajazi: 09/07/2019 01:20

    Poshte Rusia poshte Karpushini Putini dhe kelyshet e tyre Sali Berisha Lulzim Basha Monika Kryemadhi Ilir Meta. Rrofte Shqipwria e Nadhe qe nga Tivari e gjer ne Preveze.

    Përgjigju
  • adamo311: 09/07/2019 00:19

    Natyrisht se Rusia mbron interesat e saj, por Rusia ka probleme tjera te rendesishme, prandaj nuk ka baze per tu shqetesuar.

    Përgjigju
  • Rusia: 08/07/2019 23:12

    te shikosh punet e tuaja me mire do ishte Bota sot. Rrace e felliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë