Zyrtarë rusë të mbrojtjes kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për minim të sigurisë globale, duke “financuar revolucione dhe zgjerimin e NATO-s”.
Duke folur në një konferencë në Moskë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se rendi botëror duhet të ripërcaktohet.
Duke përdorur shpesh termin “disa vende” - një referencë kjo për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të afërt - Shoigu ka thënë se “qëllimi kryesor është që t’i largojnë nga Rusia vendet që janë të lidhura me anë të kulturës dhe historisë”.
“Disa vende që e konsiderojnë veten e tyre fituese në Luftën e Ftohtë, bëjnë përpjekje të diktojnë vullnetin e tyre për të tjerët”, ka thënë Shoigu në Konferencën vjetore për Sigurinë Ndërkombëtare./REl?
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com