Shërbimi vëzhgues financiar i Rusisë, Rosfinmonitoring, e shtoi të enjten Yulia Navalnayan në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”. Dy ditë më parë, një gjykatë në Moskë lëshoi një fletarrestim për Navalnayan, duke e akuzuar figurën opozitare në mërgim për pjesëmarrje në një “organizatë ekstremiste”.
Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj, Aleksei Navalny, kundërshtarit kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vdiq në një burg në Arktik në shkurt. Navalnaya u fut gjithashtu në listën e zezë të Rusisë më 9 korrik.
Dy javë më parë, Navalnaya u zgjodh kryetare e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Nju Jork, e cila është e përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në gjithë botën.
Organizatat e Navalnyt janë të jashtëligjshme në Rusi dhe janë të shpallura “ekstremiste” dhe gjenden në listën e “terrorizmit” të shtetit. Navalnaya, ekonomiste, kishte qëndruar pranë bashkëshortit të saj i cili organizoi protesta masive në Rusi, kishte qenë bashkë me të edhe kur ai u largua nga Rusia për t’u trajtuar nga një helmim më 2021, duke e ditur se me t’u kthyer ai do të arrestohej. Pas vdekjes së tij, Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj nga jashtë vendit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global
19 Shkurt, 12:32
-
Pas takimit SHBA-Rusi, BE bën gati paketën e re të sanksioneve për Moskën: Kufizime për importin e aluminit dhe naftës, 48 personave u bllokohen asetet
19 Shkurt, 11:46
-
Veton Surroi: Kronikë e politikave të shpallura të Trump
19 Shkurt, 08:29
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë
18 Shkurt, 23:03
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt, 21:32
-
'Zelensky duhet rrahur me thupër', ministri i Jashtëm rus: Biden gaboi, Trump na kupton më mirë
18 Shkurt, 21:22
-
Takimi Rubio-Lavrov në Riad/ Meçollari në ‘Frontline’: Rusia doli nga izolimi ndërkombëtar! Plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës
18 Shkurt, 20:01
-
Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?
18 Shkurt, 18:59
-
Kush ishte në tryezën e bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite?
18 Shkurt, 18:20
-
Zelensky shtyn vizitën në Arabinë Saudite pas përjashtimit të Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi
18 Shkurt, 17:43
-
BE-ja i kërkon Serbisë të mos i forcojë lidhjet me Rusinë
18 Shkurt, 15:26
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41