Rusi - Rusia tronditet sërish nga shpërthimet terroriste që kanë pasur këtë herë në shënjestër rajonin e Dagestanit. Nga shpërthimi i dy makinave në qytezën e Makhachkala-s në Kaukazin Verior, kanë mbetur të vrarë 8 persona dhe më shumë se 20 të tjerë mbetën të plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Dagestani është përfshirë nga një pasiguri e lartë në vitet e fundit si rrjedhojë e përplasjeve midis forcave ruse të sigurisë dhe militantëve islamikë që kërkojnë të themelojnë një shtet të pavarur.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë ende përsipër përgjegjësinë e sulmeve.

(v.gj/shqiptarja.com)