Rusia hedh poshtë pretendimet e Washington Post: Asnjë dialog sekret me Kievin

Rusia hedh poshtë pretendimet e Washington Post: Asnjë dialog sekret me Kievin

Makinë ushtarake ukrainase niset drejt Kurskut

Rusia ka mohuar pretendimet e Washington Post se sulmi i Ukrainës në rajonin e Kurskut shkatërroi bisedimet sekrete me Kievin për të ndaluar sulmet ndaj objektivave të energjisë.

Washington Post (WP) shkroi dje se Ukraina dhe Rusia do të dërgojnë delegacione në Katar këtë muaj për të negociuar një marrëveshje historike për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike nga të dyja palët ndërluftuese.

Sipas gazetës amerikane marrëveshja do të çonte në një armëpushim të pjesshëm, por më pas negociatat dështuan për shkak të sulmit të Ukrainës në territorin rus.

“Askush nuk ndërpreu asgjë, sepse nuk kishte asgjë për të ndërprerë. Nuk ka pasur negociata direkte apo indirekte mes Rusisë dhe Kievit për sigurinë e infrastrukturës civile”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, në lidhje me shkrimin e bërë nga WP.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër