Rusia i dhuron Serbisë gjashtë
aeroplanë luftarakë

Rusia i dhuron Serbisë gjashtë<br />aeroplanë luftarakë<br>
Ditën e djeshme ministri i mbrojtjes së Rusisë i ka dorëzuar Serbisë gjashtë aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29, në kuadër të ceremonive me të cilat dje u shënua përvjetori i çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore.

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje morën pjesë në këtë pranim-dorëzim, në një aeroport ushtarak në periferi të Beogradit.

Serbia dje e ka shënuar çlirimin e Beogradit më 20 tetor të vitit 1944 nga okupimi nazist, duke organizuar paradë ushtarake dhe manifestime të tjera.

Historianët thonë se afro 3 mijë ushtarë jugosllavë dhe 1 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë ofensivës përfundimare për çlirimin e Beogradit.

Gjashtë aeroplanë MiG-29 kanë arritur të çmontuar me aeroplanë transportues të Rusisë gjatë tri javëve të fundit.

Këta aeroplanë i janë dhësnë falas Beogradit, por kompletimi i tyre dhe riparimi pritet të kushtojë afro 235 milionë dollarë amerikanë.

Presidenti Vuçiq tha se këta aeroplanë luftarakë nga Rusia do të aktivizohen në fund të këtij viti, pas riparimit dhe stërvitjes së pilotëve.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl apo Medrese kanë vila nëpër kodra

'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl apo Medrese kanë vila nëpër kodra