MOSKE- Rusia do të ndihmojë Serbinë duke lëvruar një kredi prej 800 milionë dollarësh. Kredia do ti jepet për 5 vite, dhe kanë për qëllim investimin në projekte të infranstrukturës. Norma e interesit për kredi do të jetë 4.1 për qind, ka bërë të ditur ministri rus i Financave Anton Siluanov, informon Tanjug.
Serbia ka planifikuar që me këtë kredi të investojë në rrjetin hekurudhor, duke e riparuar atë ekzistues dhe duke ndërtuar linja të reja. Në 2008 Serbia i kishte kërkuar Rusisë një kredi 1 miliardë dollarë, por marrëveshja u nënshkrua në prill të vitit 2010.
Kësti i parë i kredisë në vlerë 200 milionë dollarë, i ishte dhënë për të plotësuar deficitin buxhetor. Pjesa e mbetur e kredisë në vlerë 800 milion dollarë, e ideuar për projekte infrastrukturore, i ishte kushtëzuar Serbisë me paraqitjen e paraqitjen e fizibilitetit teknik dhe ekonomik, por Serbia kishte ngecur me përgatitjen e dokumentacionit të projektit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com