Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-së, dëbon 10 diplomatë nga Moska

Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-së, dëbon 10 diplomatë nga Moska

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi se Rusia do të dëbojë 10 diplomatë amerikanë dhe 3 polakë në shenjë hakmarrje për vendet që dëbuan 10 dhe 3 diplomatë rusë të enjten.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse përmendej emri i Drejtorit të FBI-së Christopher Wray, Drejtoreshës së Zbulimit Kombëtar Avril Haines, Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland dhe Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas.

Në listën e sanksioneve përfshihej gjithashtu edhe Drejtori i Byrosë Federale të Burgjeve Michael Carvajal, Drejtoresha e Këshillit për Politikën e Brendshme Susan Rice, ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe ish-kreu i CIA-s Robert James Woolsey.

Gjithashtu Lavrov tha se Moska do të vendosë tetë zyrtarë amerikanë në listën e saj të sanksioneve dhe do të ndalojë veprimtaritë e organizatave joqeveritare amerikane të ndërhyjnë në politikat e Rusisë.

Ai shtoi se Rusia ka mundësi të marrë “masa të dhimbshme” kundër bizneseve amerikane në Rusi, por nuk do ta bëjë menjëherë këtë. Kjo lëvizje vjen pas një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë u vendosen këtë javë nga administrata e Biden.

Moska rekomandoi gjithashtu tërheqjen e ambasadorit të SHBA John Sullivan pasi më parë Rusia tërhoqi ambasadorin e saj në SHBA në mars, në përgjigje të deklaratave të Joe Biden duke e quajtur Presidentin rus Vladimir Putin " vrasës" në një intervistë televizive.

Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar me vendosmëri për hakmarrje duke vënë në dukje se, "Uashingtoni duhet të kuptojë se do të duhet të paguajë një çmim për degradimin e lidhjeve dypalëshe."

Megjithëse Lavrov theksoi se Moska mund të ndërmarrë “masa më të ashpra"  në të ardhmen, ai tha se do të përmbahej nga bërja e kësaj në këtë moment.

Ndërsa ShBA-ja zotëron fuqinë për të ndikuar në ekonominë ruse, Moska nuk ka mjete dhe pushtetin për t’u përgjigjur në të njëjtën mënyrë, megjithëse potencialisht mund të dëmtojë interesat amerikane në botë në mënyra të tjera.

Përgjigja ruse erdhi pasi SHBA- njoftuan një sërë sanksionesh për ato që Uashingtoni thotë se ishin sulmet kibernetike ruse në faqet e internetit të qeverisë amerikane në sulmin masiv të SolarWinds 2020 si dhe ndërhyrjet politike në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2020 në SHBA Moska mohon çdo përfshirje në secilin incident.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë