Rusia jashtë Lojërave Olimpike
2018, në garë atletë individualë

Rusia jashtë Lojërave Olimpike<br />2018, në garë atletë individualë<br>
Komiteti Olimpik Rus është pezulluar nga Lojërat Olimpike të vitit 2018, që do të mbahen në Korenë e Jugut dhe rrjedhimisht në këtë event do të mund të marrin pjesë vetëm atletë “të pastër”, të cilët do të pajisen me ftesë.

Vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i mbledhur këtë të martë në Lozanë të Zvicrës, dhe ka efekt të menjëhershëm.

Në këtë pikë është arritur pas ekzaminimit të rezultateve të hetimit mbi manipulimin sistematik të sistemit anti-doping në Rusi.

Atletët “e pastër” do të mund të marrin pjesë si në gara individuale ashtu dhe në ato në skuadër, por nën etiketimin “Atlet Olimpik i Rusisë”, të veshur me uniformë neutrale dhe si himn do të kenë atë olimpik. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena