ISIS mund të prodhojë armë kimike. Informacioni bëhet i ditur nga agjencia e shtypit Tass dhe shefi i departamentit për mospërhapjen e armëve pranë Ministrisë së Jashtme ruse, Mikhail Ulianov.
Sipas Ulianov milicët e shtetit islamik kanë marrë në zotërim teknologji për të prodhuar armë kimike. “ Janë shënuar disa raste të përdorimit të armëve kimike nga ana e milicëve të ISIS në Siri dhe në Irak”- shprehet shefi i departamentit.
Pozicioni i funksionarit rus konfirmon pikëpamjen e trupave peshmerga dhe se njerëzit e al-Bagdatit po përdorin gaz helmues. “ Në rastin e ISIS,- shton Ulianov,- nuk bëhet fjalë vetëm për përdorimi të klorit për qëllime ushtarake”. Ajo që shqetëson më shumë është aftësia prodhuese e terroristëve. “ Ka prova kundër ISIS që po përdor armë të vërteta kimike, duke u bazuar në teknologji të komplikuar.”
Ndërkohë Organizata për Parandalimin e armëve kimike ka udhëtuar për në Bagdad për të bashkëpunuar me autoritetet lokale. Qëllimi i bashkëpunimit është hetimi dhe zbulimi sesa aftësi ofensive kanë armët kimike në duart e Kalifatit, veçanërisht në veri të Irakut.
Nga ana tjetër, është përherë Rusia e cila konfirmon se arsenali kimik i Damaskut është shkatërruar. Ulianov bën me dije se të gjitha armët kimike janë transportuar jashtë Sirisë dhe vetëm 1 % e volumit ka mbetur për t’u shkatërruar”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com