Rusia kërkon mbështetjen e KS
për planin ruso-turk në Siri

Rusia kërkon mbështetjen e KS<br />për planin ruso-turk në Siri
Armëpushimi në Siri ka hyrë në fuqi që mesnatën e 29 dhjetorit dhe tashmë Moska i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit në OKB, që të miratojë një rezolutë për të mbështetur armëpushimin dhe vazhdimin e negociatave të ardhshme për të arritur paqen.

Negociatat e paqes për Sirinë, janë parashikuar të mbahen në Astra. Negociatat pritet të nisin në fund të janarit, por ende nuk është publikuar një datë zyrtare.

“Kemi paraqitur një projekt të shkurtër për miratimin e një rezolute e cila mbështetë planin ruso-turk për ndërprerje të luftimeve në Siri dhe nisjen e negociatave për paqe në fund të muajit janar”, është shprehur ambasadori rus, Vitali Çurkine.

Ndërkohë mësohet se ky projekt është shqyrtuar në mbledhjen e Këshillt të Sigurisë në OKB.

Rusia dhe Turqia janë dy aleatet më të mëdha të palëve të përfshira në luftën civile në Siri.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot