RUSI-Ministria e Drejtësisë  ka bërë thirrje për ndalimin e "Dëshmitarëve të Jehovait", një lëvizje e krishterë e cila kërkon me zell  konvertimin dhe refuzon shërbimin ushtarak.
 
Ministria i ka kërkuar gjykatës supreme në Rusi për të mbyllur selinë e grupit dhe të ndaloj 175 mijë anëtarët e saj me argumentin e shpërndarjes së literaturës "ekstremiste".
 
Në disa rajone të Rusisë, tashmë janë mbyllur selitë e grupit. Nga ana tjerëtr një zëdhënë i "Dëshmitarëve të Jehovit" në Moskë, e ka cilësuar kërkesën e ministrisë si diçka absurde dhe një përndjekje për shkak të besimit.
 
Ndërkohë ministria e Drejtësisë ka dekalaruar se aktivitetet e
"Dëshmitarëve të Jehovait" shkelin ligjet e Rusisë për luftën kundër ekstremizmit.
 
 Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com